TË FUNDIT

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Duhël-Carralevë, lëndohen dy persona

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Duhël-Carralevë, lëndohen dy persona

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur pak më parë në rrugën Duhël-Carralevë.

Në bazë të informacioneve të para nga Policia e Kosovës, si shkak i këtij aksidenti dy persona janë lënduar.

“Sapo është raportuar një aksident trafiku në rrugën Duhël – Carralevë. Në aksident janë të përfshira 2 automjete, nga aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Po ashtu i njëjti bëri të ditur se në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe ekipet emergjente./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *