Veliaj: E gjithë Kosova e Shqipëria sot me Thaçin, përveç atij që i shiti naftë Millosheviqit
Veliaj: E gjithë Kosova e Shqipëria sot me Thaçin, përveç atij që i shiti naftë Millosheviqit
Gjatë një takimi për prezantimin e kandidatëve të 14 majit në Vorë, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se e gjithë Kosova dhe Shqipëria sot është me ish-drejtuesit e UÇK-së dhe ish-Presidentin Hashim Thaçi, përveç atij që i shiti naftë Millosheviqit në luftën e Serbisë ndaj Kosovës.
As Berisha dhe as ish-Presidenti që dikur bënte flatrat patriotike, tha Veliaj, nuk kanë bërë asnjë reagim ndaj liderëve kosovarë që pritet të dalin nesër në gjyq padrejtësisht, në Hagë, se luftuan për të mbrojtur vendin e tyre.
“Si ka mundësi sot, në 2 Prill, gjithë Kosova është në shesh për luftën e UÇK-së, për të mbështetur ata që janë në Hagë, Hashim Thaçin, Rexhep Selimin dhe gjithë heronjtë e tjerë, dhe si ka mundësi që nuk ka asnjë fjalë nga ata që i shitën naftë Millosheviqit, ata që thonë ‘oh sa mirë me qenë shqiptar’”?! Është shumë kollaj të dalësh te Presidenca e të bësh këto flatrat patriotike, por pyetja është çfarë ke bërë me veprat e tua, se nëse i ke shitur naftë Millosheviqit dhe nëse vazhdon financohesh nga rusët dhe në qoftë se vazhdon e sponsorizon nga rusët të gjithë aktivitetin elektoral, ky është turp për demokratët. Ka zgjidhje? Unë them që ka zgjidhje. Të gjithë demokratët e Vorës duhet të votojnë Blerim Sherën që është çuni ynë, nuk është kukulla e askujt, është lindur e rritur këtu, familjen këtu, ka qenë mësues këtu, kontribuon këtu,” deklaroi Veliaj.