TË FUNDIT

“Serbët duhet me i marrë e tanët me i lshu”, deklarimet e qytetarëve në marshin e sotëm

“Serbët duhet me i marrë e tanët me i lshu”, deklarimet e qytetarëve në marshin e sotëm

Qytetarët e anëve të shumta të Kosovës arritën që të jenë të gjithë të bashkuar sot në sheshet e Prishtinës.

Në marshin ku kërkohej drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , qytetarët në numër të shumtë kërkuan që ata të lirohen nga Haga ku po mbahen në kuadër të Dhomave të Specializuara.

Qytetarë të shumtë kërkuan drejtësi, derisa thanë se “serbët duhet me i marrë” për t’u gjykuar për drejtësi, ndërsa ish-krerët e UÇK-së të lirohen.

Ndër të tjerash ata thanë se “Evropa po na tradhton”, sa i përket këtij procesi.

Në mesin e shumë qytetarëve të pranishëm në këtë marsh ishte edhe humanisti, Halil Kastrati.

Ai ndër të tjerash tha se “gjithmonë jemi UÇK”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *