TË FUNDIT

Aksident i rëndë trafiku në Fushë-Kosovë, vetura bie nga ura

Aksident i rëndë trafiku në Fushë-Kosovë, vetura bie nga ura

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur pak më parë në rajonin e Fushë-Kosovës.

Siç shihet edhe në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, vetura ka rënë nga ura duke pësuar dëme të mëdha.

Nuk është bërë e ditur ende nëse si shkak i këtij aksidenti ka persona të lënduar dhe se si erdhi deri tek ky aksident.

Qytetarë të tjerë janë ndaluar për t’i dalë në ndihmë personit të aksidentuar, deri në ardhjen e ekipeve emergjente./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *