TË FUNDIT

Jakov Milatoviq shpall fitoren

Jakov Milatoviq shpall fitoren

Jakov Milatoviq, do të jetë president i ri i Malit të Zi.

Ai ka arritur që t’i sigurojë mbi 60 për qind të votave.

Tashmë, Lëvizja Evropa që drejtohet nga Milatoviq e ka shpallur fitoren.

Përfaqësuesi i kësaj lëvizje tha në një konferencë për media se kanë fituar në Pljevlje, Berane, Kolashin, Andrijevica.

“Në rajonin qendror, Milatoviq prin bindshëm në Podgoricë, ku presim që në fund të ketë dyfishin e Gjukanoviqit. Në Nikshiq avantazhi do të jetë më shumë se 10 mijë vota, në Danilovgrad mbi 70 për qind të votave janë parashikuar për Milatoviqin. Presim një fitore bindëse te Zeta”, tha Pejoviq në media, përfaqësues i kësaj lëvizjeje.

Ai theksoi se kandidati i tyre prin bindshëm në rajonin jugor.

Pejoviq njoftoi se kundërkandidati Milo Gjukanoviq, ka përparësi në Rozhajë, Plavë, Tuzi, Gusinje, Petnjicë, Ulqin, Tuzi dhe në Cetinje.

Ai kërkoi nga të gjithë qytetarët që të festojnë me dinjitet dhe të ruajnë paqen.

Kështu Jakov Milatoviq, është gati që t’ia marrë pozitën Milo Gjukanoviqit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *