POLITIKA

Edi Rama: Mosmarrëveshjet e mëdha me Serbinë i kemi për Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë konferencës për shtyp nga Italia, ku po mbahet panairi i verës së “Open Balkan” së bashku me Aleksandër Vuçiq u shpreh se mosmarrëveshjet më të mëdha mes Shqipërisë dhe Serbisë lindin kur flitet për Kosovën.

“Nëse do të vazhdonim të mos i flisnim njëri-tjetrit e të qëndronim në barrikadat e së shkuarës, sot mund të kishim qenë në një pozicion shumë të keq me të gjitha krizat që janë shpalosur vetëm në kufijtë e Evropës. Natyrisht kemi një mosmarrëveshje të madhe apo një distancë mjaft e madhe kur bëhet fjalë për atë që ju e quani Kosova e Metohia dhe unë e quaj Kosova. Kjo është arsye për të folur më shumë”.

Rama foli po ashtu edhe për takimin që pati pak ditë më parë në Tiranë me kryeministrin Kurti, ku zbuloi se ishte më i hapur e më konstruktiv se më parë.

“Jam takuar me Kurtin para pak ditësh dhe është më i hapur e konstruktiv se më parë. I thashë dhe e përsëris se duhet të nxisim e të sigurohemi se si Asociacioni dhe aspekti fetar i dialogut garantohen 100% për qytetarët serb në Kosovë që janë pakicë dhe duhen parë si urë e së ardhmes, jo problem mes të gjithëve ne në të ardhmen. Këto nuk janë më tabu de i thashë që ka mbështetjen tonë të plotë për të ecur përpara e për të lënë pas krahëve të shkuarën. Jemi këtu për prodhuesit tanë që është shumë më tepër se një produkt, është emir i një vendi. Jemi me ta për t’iu hapur dyert e një prej panaireve më të mëdha”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *