TË FUNDIT

Krasniqi: Marrëveshja Kurti – Vuçiq i avancon pretendimet e Serbisë dhe të Kishës Serbe ndaj Kosovës

Krasniqi: Marrëveshja Kurti – Vuçiq i avancon pretendimet e Serbisë dhe të Kishës Serbe ndaj Kosovës

Albert Krasniqi nga Shoqëria Civile beson se Marrëveshja e Ohrit e arritur më 18 mars, thotë se avancon pretendimet e Serbisë dhe Kishës Serbe ndaj Kosovës.

Në një intervistë dhënë Nacionales, Krasniqi ka pohuar se kjo shihet te pretendimet politike të Vuçiqit për themelimin e Asociacionit dhe ato “hyjnore” të Kishës, me dhënien e statusit politik për këtë të fundit, përcjell lajmi.net.

“Pretendime ndaj Kosovës nuk ka vetëm shteti i Serbisë, por edhe Kisha Ortodokse Serbe (KOS). Përderisa e para pretendimet i ka territoriale, e dyta pretendimet i ka “hyjnore” mbi shpirtin e popullit serb që e ushqen me ndjenjën e viktimizimit në “tokën e shenjtë” të Kosovës në të cilën një ditë do të kthehen.

Sipas Dioçezës së Kishës Ortodokse Serbe, qëndrim i tyre në Kosovë konsiderohet si “detyrë e shenjtë” për që ta mbrojtur Kosovën nga “të pafetë, josllavët dhe joserbët”. Pavarësisë e Kosovës, sipas tyre, është vetëm pengesa e radhës që duhet të tejkalohet. Marrëveshja e Kurtit me Vuçiqin, i avancon pretendimet edhe të shtetit të Serbisë (me krijimin e asociacionit) dhe të Kishës Ortodokse Serbe (me dhënien e statusit politik)”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *