TË FUNDIT

Covid-19 në Shqipëri, 17 raste të reja në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri, 17 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat lidhur me situatën epidemiologjike në vend gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas MSH, nga 292 teste të kryera, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete.

NJOFTIMI:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 292 testime, nga të cilët 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

11 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Himarë, Shkodër, nga 1 qytetarë në Vlorë, Durrës.

Janë 180 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,100 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 1 Prill 2023)

Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 292

Testime totale 2,049,179

Raste pozitive 333,883
Raste të shëruara 330,100
Raste Aktive 180
Humbje jete 3,603

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 150
Shkodër. 8
Vlorë 7
Durrës. 5
Fier 3
Berat. 3
Elbasan. 2
Korçë. 2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *