POLITIKATË FUNDIT

Opozita në Serbi i quan marrëzira deklaratat për kthimin e ushtarëve të Serbisë në Kosovë

Boban Bogdanoviq, udhëheqës i lëvizjes ”Përgjigjja”, ka akuzuar presidentin Vuçiq se po i mban peng serbët e Kosovës duke i ushqyer me deklarata të ngjashme si ajo se do ta kthejë në veri ushtrinë e Serbisë. Kthimi i ushtrisë, sipas tij, është një tjetër marrëzi e Vuçiqit që po e përdor për përfitimit politike. Ai ka kritikuar edhe emisarët ndërkombëtarë që po legjitimojnë Listën Serbe duke zhvilluar takime me ta
Veriun e Kosovës janë duke e kontrolluar bandat kriminale të ashtuquajtura “zotët e jetës dhe vdekjes” në krye me Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radojçiqin, dhe që kanë përkrahjen e Aleksandar Vuçiqit, ka thënë Boban Bogdanoviqi, kryetari i lëvizjes “Përgjigjja”, subjekt ky opozitar në Serbi. Kritikat ndaj regjimit të Beogradit dhe qasjes së tij ndaj situatës në Kosovës, Bogdanoviqi i ka shpalosur të mërkurën në Çagllavicë gjatë nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit me kryetarin e Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq.

“Nuk ka kthim të ushtarëve, këto janë marrëzira që shfrytëzohen për përfitim të pikëve politike të Aleksandar Vuçiqit. Shihni situatën, ne serbët së shpejti do të kremtojmë Shën Nikollën dhe gratë e njerëzit që janë të punësuar në ndërmarrjet publike po sillen me orar dhe po shantazhohen për të bërë punën që nuk po e bëjnë në prani të tyre. Që fëmijët të mos shkojnë në shkolla, të tregohet një imazh i rremë i terrorit që po ushtrohet ndaj popullit serb nga autoritetet e Prishtinës, që është një gënjeshtër absolute. Terrorin po e bëjnë vetëm klani kriminal i Radojçiqit dhe Veselinoviqit”, ka thënë Boban Bogdanoviq, kryetar i Lëvizjes “Përgjigja”.

Ai më tej ka premtuar se së bashku me liderët e tjerë opozitarë, përfshirë Nenad Rashiqin, do të përpiqen të paraqesin të vërtetën para qytetarëve.

Ndërsa, drejtuesi i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, ka thënë se marrëveshja e bashkëpunimit me kryetarin e lëvizjes “Përgjigjja” do të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve që kanë burimin në Beograd e po ashtu edhe në forcimin e bashkëjetesës me shqiptarët e Kosovës.

“Do të bëjmë gjithçka që me forcat e përbashkëta të punojmë në bashkëjetesën e serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë dhe integrimit në EU. Kjo do të jetë e vështirë pasi që do të fitojmë shumë armiq politikë, posaçërisht në Beograd, por kjo do të jetë vetëm një shtytje që të bashkëpunojmë edhe më fort dhe t’i zgjidhim të gjitha problemet që vijnë si nga Beogradi ashtu edhe nga Prishtina në mënyrë paqësore dhe me anë të dialogut dhe gjithmonë në bashkëpunim me ndërkombëtarët”, ka thënë Rashiq.

Opozita serbe ka kritikuar edhe emisarin amerikan, Gabriel Escobar, dhe zyrtarët e BE-së, të cilët po takohen me përfaqësuesit e Listës Serbe, duke thënë se kjo parti përbënë krahun kriminal të Veselinoviqit dhe Radojçiqit.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

“Filloni ta shkruani statutin e Asociacionit, ose ua sjellim të gatshëm”, Maliqi e zbërthen porosinë e Escobarit


Kosovë-Shqipëri

Kurti: Pas KiE-së dhe BE-së, do të aplikojmë edhe për anëtarësim në NATO


Kosovë-Shqipëri

Begaj përshëndet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE: Urime e shumë suksese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *