TË FUNDIT

​S’ka shtesa për zyrtarët publikë as me pagën e muajit mars

​S’ka shtesa për zyrtarët publikë as me pagën e muajit mars

Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë të gjithë zyrtarët publik, se edhe këtë muaj pagat do të ekzekutohen pa shtesat e parapara në Ligjin për paga.

Në komunikatën për media thuhet se ende nuk kanë arritur që të korrigjojnë dhe përshtatin të dhënat e të gjithë të punësuarve në sektorin publikë lidhur me shtesat që ata mund të përfitojnë.

Sipas njoftimit verifikimi do të vazhdojë edhe më tej dhe se shtesat për muajin shkurt dhe mars do të paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit prill.

“Përkundër punës intensive të komisioneve për përcaktim të shtesave, procesi i trajtimit të të dhënave dhe finalizimit të listave është duke vazhduar, andaj ka njoftuar të gjithë zyrtarët publikë se shtesat e sipërpërmendura për muajin shkurt dhe mars do të paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit pril”, thuhet në njoftim.

MPB njofton se sot do të disbursohen pagat e dyta sipas Ligjit për Paga në Sektorin Publik, i cili ka hyrë në fuqi me datën 5 shkurt 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *