TË FUNDIT

Çitaku i del në mbrojtje Bogujevcit: Janë të neveritshme sulmet ndaj saj

Çitaku i del në mbrojtje Bogujevcit: Janë të neveritshme sulmet ndaj saj

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka dalë në mbrojtje deputetes së VV-së, Saranda Bogujevci, pasi kjo e fundit mori sulme të ashpra në rrjete sociale për një deklaratë sot në Kuvend ku tha se ka dashur të shfrytëzojë mundësitë që ofron shkenca për t’u bërë nënë, pasi që nuk ka pasur mundësi të jetë në një lidhje martesore.

Në një postim në Facebook, Çitaku ka thënë se sulmet ndaj Bogujevcit janë të papranueshme dhe “neveritëse”, shkruan lajmi.net.

Sipas Çitakut, rrjetet sociale po shpërfaqin brutalisht se sa shumë mllef është mbledhur në shoqërinë kosovare.

Reagimi i plotë i Çitakut:

Neveritëse dhe të papranueshme sulmet denigruese kundër Saranda Bogujevcit.

Rrjetet sociale po shpërfaqin brutalisht se sa shumë mllef është mbjellur në këtë shoqëri.

Me lehtësi të padurueshme shajmë, fyejmë, mallkojmë tjetrin, vetëm pse mendon ndryshe.

Keq. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *