TË FUNDIT

Serbia me film kundër UÇK-së, Mushkolaj: Çka kemi bërë ne?

Serbia me film kundër UÇK-së, Mushkolaj: Çka kemi bërë ne?

Analisti, Imer Mushkolaj, ka reaguar për filmin propagandistik që po e realizon Serbia për të ashtuquajturën “Shtëpinë e Verdhë”.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ky film jo rastësisht po publikohet në kohën e fillimit të gjykimit për krerët e UÇK-së n Hagë dhe në një periudhë të ndjeshme për Kosovën, shkruan lajmi.net.

“Kosova s’ka nevojë të bëjë propagandë si Serbia, as të falsifikojë historinë – mjafton të flasë hapur dhe me zë të fortë për ato që kanë ndodhur”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Ministria e Brendshme e Serbisë dhe RTS kanë realizuar një film propagandistik për “Shtëpinë e verdhë”. Filmi, i cili risjell pretendimet për trafikim organesh, jo rastësisht publikohet në kohën e fillimit të gjykimit për krerët e UÇK’së në Hagë dhe në një periudhë mjaft të ndjeshme për Kosovën. Ndërkohë çfarë kemi bërë ne, shoqëria, institucionet për ta plasuar të vërtetën tonë në botë? Pak, shumë pak. Kosova s’ka nevojë të bëjë propagandë si Serbia, as të falsifikojë historinë – mjafton të flasë hapur dhe me zë të fortë për ato që kanë ndodhur. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *