TË FUNDIT

Çeku: “Zajednica” edhe mund të bëhet, por shkon në Kushtetuese dhe bie sërish

Çeku: “Zajednica” edhe mund të bëhet, por shkon në Kushtetuese dhe bie sërish

Ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku ka deklaruar se “Zajednica” edhe mund të themelohet, por që pastaj shkon në Kushtetuese dhe bie sërish.

Në Pressing ai shtoi se nuk mendon që kemi një model të pastër se si duhet të realizohet ky detyrim nga marrëveshjet paraprake, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, shtoi se si qeveri kanë disa parime bazë që i ka theksuar edhe kryeministri, ndërsa siç edhe dihet, e para është Kushtetuta.

“Unë nuk mendoj që kemi tashmë një model të kristalizuar se si duhet të realizohet ky detyrim që e kemi pas por që tashmë është pjesë e kësaj marrëveshje si vetmenaxhim për komunitetin serb që jeton në Kosovë.

Ne i kemi disa parime bazë që i ka theksuar kryeministrit. Parimi i parë është: Kushtetuta e Kosovës dhe opinioni i Kushtetutës për marrëveshjen e vitit 2015.

Mund të mos përmendet as Kushtetuta as ai vendim i Kushtetueses që thotë 23 nene nuk janë në përputhje me Kushtetutën, por ato janë realitete të patejkalueshme. Edhe mund të krijohet një organizimi i ri këtu, por nesër prapë nuk e kalon testin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Çeku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *