Eurodeputetja gjermane: Serbia kukull ruse në Ballkan, anëtarësimi i Kosovës në OKB s’varet ajo
Eurodeputetja gjermane: Serbia kukull ruse në Ballkan, anëtarësimi i Kosovës në OKB s’varet ajo
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk varet nga Serbia, ndërsa ka shtuar se kjo e fundit është kukull ruse në Ballkan.
Cramon tha se anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk varet nga Serbia, pozicioni ndërkombëtar i së cilës, sipas saj, do të ishte shumë më i mirë nëse do të kishte vendosur sanksione ndaj Rusisë.
E pyetur nëse është e mundur të zbatohet ajo që thotë presidenti i Serbisë – të zbatohet gjithçka, përveç pikës që lidhet me anëtarësimin e Kosovës në OKB, Cramon tha se kjo nuk varet nga ai.
“Le të jemi të sinqertë – nuk i takon Serbisë të vendosë nëse Kosova mund të hyjë në OKB. E kuptoj që kjo (deklarata si kjo) është për audiencën e brendshme, por në fund të fundit nuk është në dorën e Serbisë, sepse pranimi në OKB varet nga vendimi i Këshillit të Sigurimi, ku Kina apo Rusia ende mund të vënë veton”, ka thënë ajo.
Sa i përket marrëveshja së 27 shkurtit dhe aneksit zbatues, Cramon tha se janë janë vërtet revolucionare, pasi që siç tha ajo, sjellin një cilësi të re në dialog.
Ajo theksoi se marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme.
“Tashmë ajo është pjesë e kritereve për pranimin e Serbisë në BE dhe vetëm zbatimi i plotë i saj do t’i mundësojë Serbisë mbylljen e negociatave. Rruga e Kosovës drejt OKB-së nuk ka asnjë lidhje me të… Nga gjendja e krizës kalojmë në biseda për thelbin dhe normalizimin pothuajse të plotë të marrëdhënieve. Kjo sjell përfitime si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, sepse me të vërtetë zhbllokon rrugët e tyre evropiane. Ata e dinë shumë mirë se pa zgjidhjen përfundimtare të të gjitha çështjeve mes tyre, nuk ka integrim real në BE. Për më tepër, marrëveshja i lejon Serbisë që të sigurojë mbrojtjen e serbëve të Kosovës dhe trashëgimisë së saj kulturore në mënyrën e duhur, ndërsa Kosova merr respekt dhe njohje të plotë për dokumentet, tregtinë e kështu me radhë”, tha ajo.
Von Cramonnë një intervistë për “Nova” ka komentuar po ashtu edhe deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq pas takimit në Ohër se nuk mund të firmoste për shkak të dhimbjes torturuese në dorën e djathtë, për të cilat ka thënë se janë një tallje që u prit keq në Bruksel dhe kryeqytetet kryesore të Bashkimit Evropian.
“Ne i ndoqëm me vëmendje deklaratat e tij [Vuçiqit] para marrëveshjes, të cilat ishin shumë të lavdërueshme, sepse hapën rrugën për arritjen e marrëveshjes. Megjithatë, retorika në pas të gjithave tallja e tij me ‘dhimbje torturuese në dorën e djathtë’ u prit shumë keq si në Bruksel ashtu edhe në kryeqytetet kyçe të BE-së”, ka thënë ajo.
Ndërsa duke folur pozicionin e Serbisë në arenën ndërkombëtare, Cramon tha se është fare e sigurt se pozita e Serbisë do të kishte qenë shumë më e mirë nëse do të kishte vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Derisa numëroi disa nga faktet që Serbinë e bëjnë një vend pro-rus, raportuesja për Kosovën në PE tha e quajti këtë vend si “kukulla ruse në Ballkan”.
“Kemi vënë re renditjen e Serbisë në OKB dhe në forume të tjera ndërkombëtare, por ajo që duhet të shohim është jo vetëm vendosja e sanksioneve, por edhe një largim i qartë nga Rusia. Prania e RT dhe Sputnik, të cilat prodhojnë përmbajtje në gjuhën serbe, e bën këtë jashtëzakonisht të vështirë dhe për këtë arsye ne insistojmë që Serbia t’i ndalojë ato. Gjithashtu, drejtori pro-rus i BIA-s, Aleksandar Vulin, është një shembull tjetër se pse Serbia ka një reputacion si një kukull ruse në Ballkan. Ne po humbasim besimin në shërbimin e inteligjencës serbe dhe unë personalisht do të kisha frikë të bëja diçka kundër Rusisë në Serbi për sa kohë që ai mban atë pozicion”, tha Cramon.