TË FUNDIT

Protesta e PSD-së në Prishtinë, arrijnë në shesh krerët e OVL-UÇK-së dhe Nismës Socialdemokrate

Protesta e PSD-së në Prishtinë, arrijnë në shesh krerët e OVL-UÇK-së dhe Nismës Socialdemokrate

Protesta kundër Qeverisë së Kosovës ku po kërkohet dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti, tashmë është duke filluar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Në protestën e organizuar nga PSD-ja, tashmë kanë arritur edhe qytetarët që janë në mbështetje të protestës, shkruan lajmi.net.

Aty po qëndron edhe ekipi i lajmi.net të cilët kanë bërë të ditur se kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka arritur në sheshin kryesor në Prishtinë ku edhe pritet të fillojë protesta.

Molliqajt i janë bashkuar edhe Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së, si dhe përfaqësues të Nismës Socialdemokrate. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *