TË FUNDIT

Kurti: Tani kemi një dokument të ri në dorë, në këtë kohë tekst më të mirë të marrëveshjes nuk ka

Kurti: Tani kemi një dokument të ri në dorë, në këtë kohë tekst më të mirë të marrëveshjes nuk ka

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se që nga marrja e mandatit është zotuar që të riformojë dialogun.

Ai theksoi se ka punuar për një dialog të barabartë e të cilin e karakterizon simetria.

“Që nga 9 shtatori kur na u prezantua drafti fillestar franko-gjerman kemi hyrë në një fazë të re.

Kjo gjë ishte paralajmëruar në takimin e 18 gushtit kur pika e parë e agjendës ishte korniza e përgjithshme e marrëveshjes.Për herë të parë që nga fillimi i dialogut, normalizimi i plotë nuk është pjesë e premtimeve verbale por i atyre me shkrim.Tuneli është ende i gjatë, por unë besoj se atij po i vie fundi.Kontinenti ynë është në luftë dhe askush nuk e di se çfarë sjellë e ardhmja dhe deri ku mund të shkojë kriza botërore. Aleatët tanë kanë vendosur një kornizë me kushte strikte ndaj nesh dhe Serbisë të lënë anash dallimet, për të ndihmuar stratigjikisht interesin e tyre për një siguri kolektive dhe paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor, e që është në linjë me vlerat e NATO-s. Sinqerisht aleatët tanë duan ta sjellin Serbinë drejt Evropës se do ta bëjnë një gjë të tillë? Nuk kam shumë shpresë. Procesi i ri ka sjellë një marrëveshje të re dhe jam i bindur që sjellin një hap të ri drejt marrëveshjet përfundimtare. Marrëveshja përmban 11 nene dhe aneksi shton 12 pika të tjera.Ia vlente mundimi pasi arritëm diçka të rëndësishme dhe të pakthyeshme”,deklaroi Kurti.

I pari i Qeverisë së Kosovës tha se marrëveshja bazë konfirmon se marrëdhëniet tona zhvillohen në bazë të kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të drejtat themelore që karakterizojnë një shtet sovran, me integritet territorial.

“Serbia ka pranuar ta trajtojë Kosovën si anëtare të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare. Me këtë marrëveshje Serbia është zotuar që të mos kërcënojë me përdorim të forcës dhe tu jap fund mosmarrëveshjeve, pa mjete të forcës.Por unë s’do ti besoja plotësisht Serbisë këtë. Ajo nuk mund të pretendojë se mund të përfaqësojë atë që ndodhë në vendin tonë. Ajo e ka pranuar këtë rregull në sjellje, e ne do të duhej të jemi të përkushtuar për marrëdhënie normale të fqinjësisë, siç thuhet në marrëveshje. Serbia duhet të mos kundërshtojë më anëtarësimin tonë në asnjë organizatë ndërkombëtare, apo të bllokojë rrugën tonë drejt BE-së. Duhet të ketë njohje të dokumenteve, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore.Do të shkëmbejmë edhe ambasadat me një emër tjetër. Serbia i ka pranuar të gjitha këto e që është njohje defakto, me një status të pakthyer tashmë pasi BE-ja dhe SHBA-ja janë garantor për të.Palët do të konfirmojnë kushtet e deklaratës për personat e zhdukur, me urgjencë, e gjithashtu këtë e ka pranuar Serbia.Të gjitha këto detyrime tashmë janë në fuqi, këto sigurohen me mbikëqyrjen nga një komuniteti i përbashkët nga BE-ja.Ekziston edhe një mekanizëm detyrues për shtetin që nuk zbaton.Shtete që bashkëpunojnë do të marrin një nxitje dhe mbështetje financiare nga BE-ja. Mosrespektimi i detyrimeve do të sjellë të kundërtën. Duke qenë se nuk ka shkallë të duhur të besimit, do të thosha se ka shkallë të lartë të mosbesimit në këto bisedime, zbatimet parashikohen të jetë me hapa të përbashkët, ku të dyja palët do të duhet të shkojnë hap pas hapi”,theksoi Kurti.

Duke folur për çështjen e Asociacionit, Kurti tha se s’mund të ketë zbatime të njëanshme të marrëveshjes e as nënshkrime të njëanshme të marrëveshjes.

“Kosova ka obligimet e veta ligjore, unë personalisht kam kundërshtuar disa nga marrëveshjet në të kaluarën dhe vazhdoj të punoj për një rezultat shumë më të mirë, sepse Kosova meriton dhe i takon shumë më tepër.Marrëveshjet janë arritur ndërmjet qeverive në emër të shteteve tona, me detyrim të qëndrueshme edhe kur qeveritë ndryshojnë. Nëse duam të njihemi si shtet unë s’mund t’i shmang detyrimet nga traktatet ndërkombëtare që ne lidhim, por edhe tekst më të mirë të marrëveshjes në situatën që jemi nuk ka qenë e mundur të mbërrijmë.Ato detyrime nga e kaluara janë edhe të përfshira implicide në procesin e dialogut sepse janë ngritur gjatë bisedimeve dhe çdo gjë ne do ta konsiderojmë nga prizma e kushtetutshmërisë sonë, e ligjshmërisë sonë dhe e vlerave dhe kartave normative ndërkombëtare, në veçanti evropiane. Çdo gjë që ne bëjmë në këtë drejtim është standard tashmë i pranuar nga çdo demokraci evropiane”tha Kurti

“Nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe s’do të largohet nga kufizimet e Gjykatës Kushtetuese dhe kjo është bërë edhe gjatë procesit të dialogut edhe në deklarimet publike. Pra ka dalur qëndrimi i drejtë i kritikës sonë ndaj çfarëdo qëllimi të Serbisë që fatkeqësisht në të kaluarën janë pranuar në Kosovë.Se kam ndërmend të kritikojë gjerë e gjatë për marrëveshjet e para 8-10 vjetëve. Për këto vendime të kaluara që janë në arkivat e BE-së e Qeverisë pasi duhet të shkojmë përtej kësaj pasi është interes i yni shtetëror e kombëtarë, që duhet të na shohin duke punuar së bashku e duke bashkëpunuar.Tani kemi një dokument të ri në dorë dhe duhet shfrytëzuar më mirë. Ka qenë i paparë dhe i paarritshëm më herët, e kjo është armë e fuqishme për ne për të ecur përpara. Me dokumentet më herët kemi ngecur, tani me këtë mund të ecim.Nuk mund të lejojmë që të shkelen parimet evropiane dhe të drejtat e njeriut”,tha Kurti.

Ai gjithashtu theksoi se “Është e rëndësishme të theksojmë se çfarëdo mundësie diskriminuese duhet të parandalojmë. Konkretisht duhet të shmangim çfarëdo probleme nga ato që janë shfaqur në Bosnje”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *