Krasniqi: Kurti në vilën e Titos pranoi gjithçka që tha s’e nuk pranon, thoshte se s’ka Zajednicë, por tani ka Asociacion
Krasniqi: Kurti në vilën e Titos pranoi gjithçka që tha s’e nuk pranon, thoshte se s’ka Zajednicë, por tani ka Asociacion
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar sot se sot në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për një temë që për dy vite radhazi është diskutuar shumë, por jo në Kuvend.
“Sot jemi këtu për një temë që javët e fundit, por edhe në dy vitet e fundit kemi diskutuar e folur shumë edhe pse jo në Kuvendin e Kosovës duke dashur ‘ti japim hapësirë kryeministrit për të realizuar qëndrimet shtetërore për të cilat ‘skemi pasur dallime shumë si parti politike.Sot jemi dëshmitarë të degradimit esencial të gjithë dialogut dhe pyetja e parë është “Kryeministër çka ka, çka s’ka”, Zajednicë apo Asociacion?Kryeministri mbrëmë e ka përmbysur gjithë jetën e tij politike, por unë e uroj për sinqeritetin e tij.Por po, ka Asociacion, ashtu siç tha ky mbrëmë dhe ka pasur Asociacion sa herë që ka thënë ky se s’ka.Por loja me fjalë e ka afatin e skadimit, ato skadojnë kur duhet të ndërmerren veprime, e ai përmbi vete i ka marrë për ironi të fatit dhe të Kosovës. Nuk është shumë me rëndësi në villen e Titos, pasi aty i ka pranuar të gjithë ato që ka premtuar se s’do ti pranojë”,tha Krasniqi, shkruan lajmi.net.
Ai gjithashtu tha se kapërcimin më të madh politik ndonjëherë në politikën shqiptare e bëri Albin Kurti, nga jo negociata, Vetëvendosje, në negociata për serbët e Kosovës.
“Ndoshta jo tradhti kombëtare, por tradhti ndaj ndjekësve e militantëve të vetë, sepse u ka premtu se s’do të ketë Asociacion e Zajednicë. Jo vetëm Asociacion, por ka rrezikuar tu japë autonomi politike serbëve të Kosovës. S’ka mbetur thuajse asgjë pa u thënë për këtë marrëveshje, por ato që janë tashmë fakte kokëforta në këtë proces dihen. Nga marrëveshja finale e gjithëpërfshirëse me njohje të ndërsjellë në qendër jemi në një marrëveshje të përkohshme e të pjesshme e me autonomi në qendër dhe ky degradim është absolutisht përgjegjësi e Kurtit”,shtoi ai.
Sipas Krasniqit, ky degradim i këtij procesi është faji i tij.
“Tha e kam riformuar dialogun. Kjo është e vërtetë që është format i ri i dialogut, sepse prej qëllimit të njohjes së ndërsjellë, Kryeministri e pranoi mosnjohjen. Ky është ndryshim i turpshëm është dorëzim, dorëzim me thënë tekst më të mirë s’kemi mund me marr në këtë situatë sepse situatën e ka krijuar ky kryeministër , s’ka pikë prej qielli.Tekst që s’paku nuk e pranon mosnjohjen nga Serbia sepjes esenca e kësaj marrëveshje është degradimi nga njohja e ndërsjellë në pranimin formal të mosnjohjes së ndërsjellë.Mund të thotë se s’ka mund të bëjë më mirë sot, por ka mundur për dy vjet.Edhe ndërkombëtarët kanë hequr dorë për marrëveshjen finale, sepse e kanë humbur ambicien”,theksoi Krasniqi./Lajmi.net/