INTERESANTE

Mulla Mustaf Fazliu – “Shikomni mua, derisa të jetë edhe vetëm një shqiptar në Kosovë unë do të qëndrojë këtu, e kur mos të jetë asnjë atëherë edhe unë do shkoj pas tyre”

“Shikomni mua, derisa të jetë edhe vetëm një shqiptar në Kosovë unë do të qëndrojë këtu, e kur mos të jetë asnjë atëherë edhe unë do shkoj pas tyre” Mulla Mustaf Fazliu

Shqiptarëve të Kosovës pas vitit 1924 iu shtua represioni serb për shpërngulje, ku një pjesë murrën rrugën për Turqi, paria e Shalës së Bajgores dërgoj një delegacion prej 3 anëtarëve në Turqi, anëtarë të tij ishin Mulla Mustafa, Adem Voca, Hamit Rëzhana, të cilët në Turqi shkuan në vitin 1928, kohen kur Kemal Ataturku kishte filluar zbatimin praktik të reformave, me t’u kthyer nga Turqia, Mulla Mustafa dhe anëtaret tjerë të delegacionit iu drejtuan banorëve të Shalës duke u thëne se duhet të qëndrojnë në vendlindje dhe se nuk duhet të shpërngulen…

Edhe pas vitit 1956, kur filloi shpërngulja masive e shqiptarëve në Turqi, njerëzit vinin tek hoxha dhe e pyetnin për shpërnguljen, Hoxha u përgjigjej; “Shikomni mua, derisa të jetë edhe vetëm një shqiptar në Kosovë unë do të qëndrojë këtu, e kur mos të jetë asnjë atëherë edhe unë do shkoj pas tyre” Falë qëndrimit të tij dhe autoritetet që gëzonte tek xhemati, pas vitit 1956 prej Shalës së Bajgores vetëm dy familje janë shpërngulur për Turqi.

(Nga Asllan Murati, Dituria Islame 108/109)
Vidishiqi

The post Mulla Mustaf Fazliu – “Shikomni mua, derisa të jetë edhe vetëm një shqiptar në Kosovë unë do të qëndrojë këtu, e kur mos të jetë asnjë atëherë edhe unë do shkoj pas tyre” first appeared on In For.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *