“Kush e pranon Asociacionin është serbofil” – Salihu krahason deklaratën e dikurshme të Kurtit me atë të sotmen
“Kush e pranon Asociacionin është serbofil” – Salihu krahason deklaratën e dikurshme të Kurtit me atë të sotmen
Vazhdojnë reagimet ndaj deklarimeve të Kurtit se i ka propozuar një Asociacion Vuçiqit, porse ky i fundit e ka refuzuar.
Opinionisti Fitim Salihu ka kujtuar intervistën e famshme të Kurtit në Interaktiv, ku thoshte se ai që e pranon themelimin e Asociacionit është serbofil, përcjell lajmi.net.
Salihu përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka pyetur nëse Kurti është Dr.Yes apo Dr.Da.
Veç kësaj, analisti ka shpërndarë edhe njoftimin për protestën e 25 marsit, e ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit aktual.
Më poshtë edhe postimi i plotë: