TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Vushtrri, vetura godet një burrë me gruan dhe vajzën

Aksident i rëndë në Vushtrri, vetura godet një burrë me gruan dhe vajzën

Një aksident trafiku me tre të lënduar ka ndodhur para pak çastesh në Vushtrri.

Siç kanë bërë të ditur nga Policia për rajonin e Mitrovicës për lajmi.net, rasti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ku një veturë ka goditur tre këmbësorë.

“Në rrugën “Dëshmorët e Kombit “në Vushtrri, aksident trafiku me të lënduar. Një veturë ka goditur tre këmbësorë. Janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Lajmi.net mëson se të lënduarit janë prindërit me vajzën e tyre. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *