SHBA mirëpret Marrëveshjen e Ohrit, kërkon zbatimin e detyrimeve sa më shpejt
SHBA mirëpret Marrëveshjen e Ohrit, kërkon zbatimin e detyrimeve sa më shpejt
Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, Adrienne Watson, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë Veriore më 18 mars.
Në shkrimin e saj në Twitter, ajo ka thënë se SHBA mirëpret marrëveshjen mes dy shteteve, duke bërë thirrje që palët të fillojnë zbatimin e detyrimeve sa më shpejt.
“Ne mirëpresim marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga ShBA-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur.”, ka shkruar ajo në Twitter.
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell deklaroi se pas 12 orësh bisedime, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për propozimin evropian.
We welcome the EU-facilitated and U.S.-supported deal to normalize relations between Kosovo and Serbia and urge both sides to start the implementation of their obligations as soon as possible. https://t.co/DelclmTcS3
— Adrienne Watson (@NSC_Spox) March 19, 2023