TË FUNDIT

Vritet me armë zjarri një person në Prishtinë, dy të tjerë plagosen nga një mjet i mprehtë

Vritet me armë zjarri një person në Prishtinë, dy të tjerë plagosen nga një mjet i mprehtë

Një person është vrarë nga arma e zjarrit në Prishtinë.

Siç ka konfirmuar Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur në lagjen “Dragodan” të kryeqytetit, shkruan lajmi.net.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë me dije gjithashtu se rasti ka ndodhur në një hotel dhe se edhe dy persona kanë përfunduar të plagosur nga një mjet i mprehtë.

“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanëtë bëjnë me këtë ngjarje”, kanë thënë nga Policia për lajmi.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *