TË FUNDIT

Nuk respektoi urdhrin mbrojtës dhe sulmoi fizikisht viktimën, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Suharekë

Nuk respektoi urdhrin mbrojtës dhe sulmoi fizikisht viktimën, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Suharekë

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje rreth orës 17:00 në Komunën e Suharekës.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima femër kosovare ka raportuar në polici se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht, me ç’rast ka shkelur edhe urdhërin mbrojtës të lëshuar nga gjykata kompetente, shkruan lajmi.net.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Njoftimi i plotë:

Suharekë 16.03.2023 – 17:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht e me këtë rast ka shkelur urdhërin mbrojtës lëshuar nga gjykata kompetente. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *