TË FUNDIT

“Është serioze” – Escobar paralajmëron pasojat nëse dështon marrëveshja Kosovë – Serbi

“Është serioze” – Escobar paralajmëron pasojat nëse dështon marrëveshja Kosovë – Serbi

Emisari i SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar ka folur për takimin e nesërm në Ohër mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Në një intervistë për RTV-21, Escobar ka folur për pasojat që mund t’i presin Kosovën dhe Serbinë në rast se dështon marrëveshja, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se është shumë serioze të dukesh se politikisht po i injoron pritjet e partnerëve tuaj të rëndësishëm.

Megjithatë, ai nuk përmend pasoja specifike ligjore apo ekonomike.

“Shiko, nuk ka asgjë specifike, por gjatë vizitës sime këtu me homologët e mi gjerman, francez dhe italian, ishte shumë e qartë se ky është procesi që Evropa e ka trasuar për të dy vendet. Është udhërrëfyes që Evropa ua ka dhënë atyre dhe ata duan të kenë besim se të dy vendet nuk po ia kthejnë shpinën Evropës. Nuk di për pasoja specifike ligjore apo ekonomike, por politikisht pasojat që të dukesh se po i injoron pritjet e partnerëve tuaj më të rëndësishëm – mendoj se kjo është mjaft serioze”, ka thënë Escobar. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *