TË FUNDIT

Raportohet se Andin Hoti do të jetë pjesë e delegacionit kosovar në Ohër

Raportohet se Andin Hoti do të jetë pjesë e delegacionit kosovar në Ohër

Pjesë e delegacionit të Republikës së Kosovës në takimin e Ohërit raportohet se do të jetë edhe Andin Hoti, udhëheqës i Komisionit për të Zhdukurit.

Të paktën kështu ka deklaruar gazetari Kushtrim Sadiku në një paraqitje direkte nga vendi ku do të mbahet takimi, përcjell lajmi.net.

Escobar e lë për fund Kurtin, dalin detaje për takimin e nesërmEdhe i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, do të takohet nesër me emisarin e SHBA-ve për dialogun, Gabriel Escobar. Takimi do të zhvillohet në orën 11:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, shkruan lajmi.net. Zyra e Kryeministrit nuk ka paralajmëruar se do të ketë konferencë për media. Kurti njëherit do të jetë edhe…Lexo me shumëlajmi.net

Veç kësaj, thuhet se përveç Hotit pjesë e delegacionit do të jetë edhe ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku.

“Asociacioni dhe çështja e statusit të Kishës Ortodokse pritet të ketë edhe përfaqësim ministror të ministrit të Kulturës, Harullah Çeku, pritet të jetë pjesë e delegacionit. Po ashtu edhe çështja e të zhdukurve pritet të jetë temë diskutimi, ku pjesë e takimit pritet të jetë edhe Andin Hoti si shef i delegacionit të të zhdukurve. Delagacioni i Kosovës pritet të vijë në Maqedoni të Veriut me vetura, ndësa ai i Serbisë me aeroplan”, u shpreh Sadiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *