TË FUNDIT

Edhe Konjufca nikoqir i Escobar, takohen nesër

Edhe Konjufca nikoqir i Escobar, takohen nesër

Pas presidentes së vendit, edhe kryeparlamentari Konjufca do të takohet me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit.

Zhvillime edhe nesër: Escobar i shkon në zyre Osmanit, thërrasin konferencë për mediaEmisari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me krerët opozitarë, do t’i vazhdojë ato të radhës. Nesër ndërkaq, me mëngjes takohet me presidentin e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin, përcjell lajmi.net. Kjo tashmë është bërë e ditur nga presidenca përmes një komunikate. Në komunikatën respektive bëhet…Lexo me shumëlajmi.net

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, përcjell lajmi.net.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.

Gabriel Escobar po vazhdon me vizitat në Kosovë, pas turit diplomatik në Serbi.

Vizitat respektive po bëhen para takimit të 18 marsit në Ohër, takim nga i cili ndërkombëtarët tash e disa ditë po kërkojnë marrëveshje.

Ata e ripërsërisin faktin se një akord të shtunën do të thoshte shumë për të dyja vendet sa i përket integrimit evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *