Bunjaku: LDK-ja s’ka ndërruar qëndrim sa i përket marrëveshjes, kërkojmë zgjidhje të qëndrueshme dhe finale
Bunjaku: LDK-ja s’ka ndërruar qëndrim sa i përket marrëveshjes, kërkojmë zgjidhje të qëndrueshme dhe finale
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket marrëveshjes me Serbinë, ka konfirmuar deputetja e kësaj partie, Valentina Bunjaku.
Ajo tha se një marrëveshje e pranueshsme për LDK-në duhet ta ketë njohjen finale në qendër.“Jo absolutisht dhe nuk duhet të prisni që ndryshon qëndrim Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Ne në parlament, si dhe lidershipi ynë, kemi treguar se jemi pro bisedimeve me Serbinë, për një zgjidhje të qëndrueshme dhe finale”, tha Bunjaku për EO.
“Sa i përket bisedimeve teknike dy dekada më herët edhe qeveritë e kaluara kanë shtjelluar bisedime dhe mund të them që asnjëherë s’kemi ardhur deri tek qëllimi final që të jetë njohja finale në qendër”, tha Bunjaku.