SPORTITË FUNDIT

Modric: Vështirë të ndalojmë Messin, por jemi gati

Ylli i Real Madridit dhe Kroacisë, Luka Modric ka komentuar në lidhje me ndeshjen ndaj Argjentinës.
Kroacia me në krye Modric arritën të eliminojnë Brazilin favorit dhe të kalojnë në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Në atë fazë kroatët kanë një kombëtare tjetër të vështirë siç është ajo e Argjentinës së Leo Messit.

Modric e njeh mirë yllin argjentinas, e di që e kanë të vështirë ndaj tij, por thotë që janë gati për këtë përballje.

“Mezi pres të luaj kundër Argjentinës. Messi është lojtari i tyre më i mirë, do të jetë e vështirë ta ndalojmë, por ne jemi gati. Do të japim gjithçka. Do të përpiqemi të bëjmë lojën më të mirë e jetës sonë. Shpresoj të mjaftojë për të arritur në finale”, tha mesfushori magjik për ‘RTVE’.

Kroaci – Argjentinë zhvillohet më 13 dhjetor (e martë) nga ora 20:00.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Sport

Ronaldo: Dje u shua ëndrra ime e madhe


Sport

Milani bie në kontakt me Realin për Brahimin


Sport

Kane: Shpresojmë që Southgate të qëndrojë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *