TË FUNDIT

U rrokullis me traktor në Leposaviq, ndihmohet nga policia dhe qytetarët

U rrokullis me traktor në Leposaviq, ndihmohet nga policia dhe qytetarët

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se së bashku me disa qytetarë, kanë ndihmuar një person që ishte rrokullisur me traktor sot në fshatin Bellobërdë të komunës së Leposaviqit.

Përmes një njoftimi për media, policia ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme, rreth orës 18:20, një njësi policore derisa ishte në patrullim në fshatin Bellobërdë, komuna e Leposaviqit, kanë hasur në një vet-aksident, ku një qytetar ishte rrokullisur me traktorin e tij duke mbetur nën traktor, shkruan lajmi.net.

“Me datën 14.03.2023, rreth orës 18:20, një njësi policore derisa ishte në patrullim në fshatin Bellobërdë komuna e Leposaviqit, kanë hasur në një vet-aksident, ku një qytetar ishte rrokullisur me traktorin e tij duke mbetur nën traktor dhe jeta e tij ishte seriozisht e rrezikuar. Zyrtarët policorë menjëherë kanë intervenuar dhe me ndihmën e disa qytetarëve kanë arritur që ta largojnë traktorin dhe ta nxjerrin personin që kishte pësuar aksident. Personi ka marrë tretman mjekësor dhe gjendja shëndetësore e tij është e mirë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes të shtuar, veçanërisht në këto kushte atmosferike. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *