TË FUNDIT

Kurti në Strasburg, merr pjesë në Komitetin Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit

Kurti në Strasburg, merr pjesë në Komitetin Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar mbrëmë për në Francë.

I pari i Qeverisë së Kosovës udhëtoi për në Strasburg të Francës, për të marrë pjesë në takimin e 10 të të Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit, transmeton lajmi.net.

Gjatë qëndrimit dyditor, kreu i Qeverisë do të takohet me deputetë dhe kryesues të grupeve kryesore politike të Parlamentit Evropian dhe Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.​/Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *