Escobar takohet me Vuçiqin, presidenca serbe fsheh mesazhin e emisarit
Escobar takohet me Vuçiqin, presidenca serbe fsheh mesazhin e emisarit
Emisari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tashmë është takuar me të parin e serbëve, Aleksandar Vuçiq.
Kjo është konfirmuar nga presidenca serbe, e cila në fakt ka transmetuar veç atë që ka thënë Vuçiq e jo edhe emisari Escobar, përcjell lajmi.net.
Siç ka transmetuar portali serb që operon në vendin tonë, Kossev, Vuçiq ka shprehur qëndrimin e njëjtë sa i përket asaj se është për një marrëveshje që do të ofronte zgjidhje dhe stabilitet në rajon.
Gabriel Escobar, po qëndron në një tur disaditor në Serbi e Kosovë, para takimit të së shtunës në Ohër.
Ai ka ftuar palët që ta shfrytëzojnë rastin historik dhe ta nënshkruajnë ecjen para drejt BE-së.