TË FUNDIT

Prishtina “mbytet” nga mbeturinat, reagon Rama: Po punojmë për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë

Prishtina “mbytet” nga mbeturinat, reagon Rama: Po punojmë për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar rreth grevës së punëtorëve të ndërmarrjes “Pastrimi”, me ç’rast nëpër rrugët e kryeqytetit është shkaktuar grumbullim i madh i mbeturinave, të cilat nuk janë mbledhur nga ndërmarrja në fjalë shkaku i grevës.

Rama ka thënë se e kupton zhgënjimin e punëtorëve dhe e njeh të drejtën e tyre për të protestuar, por se vendimi i tyre për të ndërprerë punën ka pasur një ndikim të rëndë në pastërtinë e qytetit të Prishtinës, shkruan lajmi.net.

“Rrugët janë të mbushura me mbeturina dhe kjo situatë është e papranueshme. Ne kemi qenë aktivisht të angazhuar me Ndërmarrjen për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje dhe jemi të përkushtuar për të arritur një marrëveshje të drejtë nga e cila do të përfitojnë edhe punëtorët dhe kryeqyteti. Ndërkohë, ne jemi duke vendosur të gjitha burimet në dispozicion për të menaxhuar situatën dhe për të pastruar sa më shpejtë mbeturinat”, ka thënë Rama.

Ai ju ka kërkuar ndjesë qytetarëve për shqetësimin e shkaktuar dhe i ka siguruar të njëjtit se po punojnë me përkushtim të plotë për të zgjidhur sa më shpejtë situatën. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *