TË FUNDIT

Pak ditë para takimit me Vuçiqin, Kurti udhëton për në Strasburg të Francës

Pak ditë para takimit me Vuçiqin, Kurti udhëton për në Strasburg të Francës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot në Strasburg të Francës.

Këtë e ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës me anë të një komunikate për media, shkruan lajmi.net.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sonte për në Strasburg për të marrë pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit me BE-në”, bën me dije Qeveria.

Qeveria tha se gjatë qëndrimit dyditor, kryeministri Kurti do të takohet me deputetë dhe kryesues të grupeve kryesore politike të Parlamentit Evropian dhe me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.​ /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *