TË FUNDIT

Sanduloviq: Është koha që ShBA-ja ta angazhojë Walkerin ose Menendesin në dialogun Kosovë-Serbi

Sanduloviq: Është koha që ShBA-ja ta angazhojë Walkerin ose Menendesin në dialogun Kosovë-Serbi

Kryetari i Parti Republikane Serbe (PRS), Nikola Sanduloviq, ka thënë se është koha që ShBA-ja ta angazhojë dikë të fuqishëm e të përgjegjshëm në dialogun Kosovë-Serbi.

Ai tha se William Walker ose Bob Menendezin mund të ndihmonin në këtë çështje.

“Ka ardhur koha që të angazhohet dikush shumë i fuqishëm dhe i përgjegjshëm, si dhe me përvojë të madhe në këto hapësira, e para së gjithash mendoj te dikush në Administratën Amerikane, si puna e zotit William Walkeri, apo zotit Bob Menendez, që kanë një ndikim të madh politik dhe kanë një përvojë të madhe nga ajo që ka ndodhur këtu dhe se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen”, ka shtuar ai për KlanKosova.

Sanduloviq shtoi se Aleksandar Vuçiq nuk do të nënshkruaj asgjë, por do të merret me pjesët triviale të marrëveshjes, siç janë targat apo Bashkësia e Komunave Serbe.

Ndërkaq për Kurtin tha se është pjekur si një politikan serioz dhe i përgjegjshëm, i cili duhet të ketë idenë se çfarë thotë populli i Kosovës dhe të thirret edhe ai në Kushtetutën e Kosovës sikur Aleksandar Vuçiqi që thirret në Kushtetutën e Serbisë, ku deklarohet se “Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë dhe se ai asnjëherë nuk do ta pranojë Kosovën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *