TË FUNDIT

Pamje/ KFOR-i patrullon në vijën kufitare në afërsi të Istogut

Pamje/ KFOR-i patrullon në vijën kufitare në afërsi të Istogut

Misioni i Aleancës Veriatlantike në Kosovë ka njoftuar se kanë patrulluar në vijën kufitare të Istogut.

Përmes një komunikate të KFOR-it është bërë e ditur se kjo po bëhet për ta ruajtur sigurinë në Kosovë.

Patrullimi është realizuar nga ushtria italiane, transmeton lajmi.net.

“Njësia e Komandës Rajonale të KFOR-it perëndimor patrulloi vijën kufitare administrative afër Istogut. Aktiviteti u zhvillua nga trupat malore të Ushtrisë Italiane për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në #Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999″./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *