TË FUNDIT

Kurti viziton pikën kufitare Kamenicë-Medvegjë, thotë se Serbia nuk po respekton marrëveshjen e 2011-ës

Kurti viziton pikën kufitare Kamenicë-Medvegjë, thotë se Serbia nuk po respekton marrëveshjen e 2011-ës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot pikën kufitare ndërmjet Kamenicës dhe Medvegjës.

Kurti tha se aty janë pritur nga oficerët e Policisë së Kosovës, Haki Leci dhe Fadil Imeri, të cilën evakuuan kujtimet kur janë vendosur për herë të parë tek kufiri pa vendkalim më 16 dhjetor 2016.

Kurti tha se Serbia refuzon ta ndërtojë kabinën e ngjashme policore për kalim zyrtar të qytetarëve dhe se në mes të rrugës ka vendosur barrikadë me cunga, transmeto lajmi.net.

I pari i Qeverisë së Kosovës tha se kapia do zbatim dhe se porta duhet të hapet.

Postimi i plotë:

Kapia do zbatim

Më 2 dhjetor 2011 u pat nënshkruar Marrëveshja e Brukselit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit e cila vazhdon të mos zbatohet nga Serbia.

Në vendkalimin kufitar, Kapia (Porta) ndërmjet Komunës së Kamenicës dhe Medvegjës isha sot bashkë me kryetarin e komunës, Kadri Rahimaj. Aty na pritën oficerët e Policisë së Kosovës, Haki Leci dhe Fadil Imeri. Këta evokuan kujtimet kur u vendosën për herë të parë këtu te kufiri pa vendkalim më 16 dhjetor 2016. Në anën tjetër të kufirit, Serbia refuzon ta ndërtojë kabinën e ngjashme policore për kalim zyrtar të qytetarëve. Në mes të rrugës ata kanë vendosur barrikadë me cunga. E, në të dy anët e kufirit është fshati i njëjtë Svircë. Ky kufi pa vendkalim i ndanë edhe anëtarët e të njëjtave familje që detyrohen të udhëtojnë mbi 15 km larg në Mutivodë për të kaluar në anën tjetër.

Kapia do zbatim, porta duhet të hapet./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *