Kurti mbledh online ministrat, e marrin veç një vendim
Kurti mbledh online ministrat, e marrin veç një vendim
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sonte një mbledhje në formë elektronike.
Aty, është marrë vetëm një vendim, shkruan lajmi.net.
Siç bëhet e ditur në njoftim, është ndryshuar dhe plotësuar Programi Legjislativ i vitit 2023. Në të, është shtuar edhe Projektligji për Fondin Sovran.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen në formë elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2023. Me këtë rast, në Programin Legjislativ të këtij viti është shtuar Projektligji për Fondin Sovran”, bën me dije Qeveria. /Lajmi.net/