TË FUNDIT

Lushtaku: Albini vjen e shkon si “mashtrues i imtë”, sakrifica dhe aleancat mbesin përgjithmonë

Lushtaku: Albini vjen e shkon si “mashtrues i imtë”, sakrifica dhe aleancat mbesin përgjithmonë

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka akuzuar kryeministrin Kurti i cili sipas tij ka mashtruar duke mohuar sakrificat e mëdha të popullit kosovar si dhe aleancat me ndërkombëtarët.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se plani evropian, i përkrahur nga SHBA, është plan i aleancës me miqtë tanë, shkruan lajmi.net.

Lushtaku shton se kjo marrëveshje duhet të kalojë pasi që Kosov ka nevoj për NATO-n.

“Jemi ne – Drenica, PDK, qytetarët tanë ata që duhet të jemi prijës të kësaj lëvizje perpara e jo mashtruesit, ata që përdoren gaz lotsjellës, zolla, urrejtje për të na përçarë. Albini vjen e shkon si një mashtrues i imtë, por sakrifica jonë dhe aleanca jonë me SHBA do të mbetet përgjithmonë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Lushtakut:

Në kohën kur ne po i kujtojmë sakrificat më të rënda të popullit, duhet kujtuar se liria u fitua me aleatët tanë të bekuar. Mashtrimi i Albin Kurtit ishte mohimi i kësaj sakrifice dhe kësaj aleance.

Ne si PDK jemi krenarë me punën që kemi bërë sot, para 10 viteve por dhe para 25 viteve nga paraardhësja jonë ushtarake. Plani amerikan për paqe në Ballkan është plan i aleancës tonë me miqtë tanë. Marrëveshja do të kalojë sepse kemi nevojë për NATO dhe për një hov të zhvillimit përpara.

Jemi ne – Drenica, PDK, qytetarët tanë ata që duhet të jemi prijës të kësaj lëvizje perpara e jo mashtruesit, ata që përdoren gaz lotsjellës, zolla, urrejtje për të na përçarë. Albini vjen e shkon si një mashtrues i imtë, por sakrifica jonë dhe aleanca jonë me SHBA do të mbetet përgjithmonë.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe gjakun e dëshmorëve dhe martirëve, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *