TË FUNDIT

Prishtinë: Tentohet të vriten me thikë dy persona, njëri prej tyre i mitur

Prishtinë: Tentohet të vriten me thikë dy persona, njëri prej tyre i mitur

Dy meshkuj, njëri prej tyre i mitur, janë therur me thika nga persona të panjohur, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.

Policia e Kosovës, njofton se rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës, përcjell lajmi.net.

Viktimat kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, me njërin që është liruar pas trajtimit, ndërsa tjetri ka vazhduar tretmanin e mëtutjeshëm.

PK, thekson se pas hetimeve, është arritur të identifikohet dhe të arrestohet një i dyshuar për sulmin ndaj tyre dhe pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË

Rr. Xheladin Hana, Prishtinë (NN) 04.03.2023 – 13:10.Dy viktima meshkuj kosovar (njëri i mitur), kanë kërkuar ndihmë mjekësor në QKUK, pasi që sipas tyre janë therur me thikë nga persona të pa njohur. Pas tretmanit mjekësor njëri nga viktima është liruar, ndërsa tjetri ka vazhduar për tretman të mëtutjeshëm. Pas hetimeve është arrit të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *