TË FUNDIT

Prishtinë/ Arrestohen pesë persona të përfshirë në rrahje, sekuestrohen dy armë

Prishtinë/ Arrestohen pesë persona të përfshirë në rrahje, sekuestrohen dy armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 13:00, kanë pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën “Basri Canolli” në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë pesë persona.

Sipas Policisë, në këtë rast, janë lënduar të gjithë personat e përfshirë.

“Personat e lënduar pas trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën pjesëmarrje në rrahje. Njëri nga personat e dyshuar, ngarkohet edhe me veprën Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve, pasi në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie armë, një pistoletë, dy karikatorë, 63 fishekë etj”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *