TË FUNDIT

Familja Jashari që dha shumë për lirinë dhe ushtarët e Kosovës që po e jetësojnë këtë liri

Familja Jashari që dha shumë për lirinë dhe ushtarët e Kosovës që po e jetësojnë këtë liri

Prekazi padyshim se do të mbetet përherë një nga vendet më historike. Sot është shënuar edhe 25 vjetori i rënies historike të familjes Jashari.

Prekazi historik si edhe çdo vit tjetër sot është vizituar nga qytetarë të shumtë.

Padyshim se sakrifica e familjes Jashari do të duhet të kujtohet nga secila gjeneratë në vend, e të mos harrohet nga brezi në brez.

Nderime të shumta janë bërë sot edhe nga figura të rëndësishme të vendit.

Ndërsa në mesin e shumë fotografive të cilat kanë qarkulluar gjatë ditës është edhe një e realizuar ku vëllai i heroit Adem Jashari, Rifat Jashari përqafon njërin prej ushtarëve të Kosovës.

Sigurisht se për Jasharin, familjen e tij dhe çdo qytetarë të vendit, Ushtria e Kosovës do të thotë shumë./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *