Daut Haradinaj: E padrejtë mungesa e Nasimit në varrimin e vëllait
Daut Haradinaj: E padrejtë mungesa e Nasimit në varrimin e vëllait
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj, e ka quajtur të padrejtë mungesën e Nasim Haradinajt, në varrimin e vëllait të tij, Agronit.
Daut Haradinaj tha se nderimin që populli ia bënë Agron Haradinajt, është që dëshmi që ai ishte vlerë, transmeton lajmi.net.
“Nderimi që të bën populli, është dëshmi që ti je vlerë. E padrejtë mungesa e Nasimit, por mijëra të tjerë e përmbushën mungesën e tij.
Pusho në paqe me shumë dëshmorë që i pate përkrah!”, është shprehur Daut Haradinaj.
Ndryshe Nasim Haradinaj varrimin e vëllait arriti që ta përcjellë vetëm përmes një lidhje direkte, por ai nuk është lejuar që të marrë pjesë në varrim.
Nasim Haradinaj vazhdon të mbahet në burg, në kuadër të gjykimeve të Speciales./Lajmi.net/