TË FUNDIT

Theret me thikë një person në Prishtinë

Theret me thikë një person në Prishtinë

Dy persona janë lënduar sot në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Njëri nga të lënduarit dyshohet se është lënduar nga një mjet i mprehtë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 13:00.

“Sot rreth orës 13:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona, njëri nga ta dyshohet të ketë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti” ka deklaruar Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *