TË FUNDIT

Bislimi i takon disa deputetë grekë, u thotë se Kosova synon ta forcojë miqësinë me Greqinë

Bislimi i takon disa deputetë grekë, u thotë se Kosova synon ta forcojë miqësinë me Greqinë

Në ndërtesën e Parlamentit të Greqisë, gjatë vizitës zyrtare në Athinë, ditën e djeshme zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pati takime ndarazi me deputetët Dora Bakoyannis dhe George Papandreou.

Përgjatë këtyre takimeve, zëvendëskryeministri Bislimi potencoi se Kosova vazhdon drejt rrugës së progresit, duke e pozicionuar vendin në një trajektore të zhvillimit dhe demokracisë. Si dëshmi më të fundit të këtij indikatori, ai tha se kemi raportin e demokracisë të institutit V-Dem, ku Kosova renditet e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Bisedat e zhvilluara u fokusuan dhe në rrugëtimin në proceset e integrimit evropian të Kosovës dhe aplikimet për anëtarësim në BE dhe në Këshillin e Evropës, e poashtu dhe në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Greqi. Kosova synon të forcojë miqësinë dhe partneritetin me Greqinë”, u tha në komunikatë.

Me deputetët Bakoyannis dhe Papandreou, zëvendëskryeministri Bislimi bisedoi dhe mbi procesin e dialogut, zhvillimet dhe takimin e fundit në Bruksel. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *