TË FUNDIT

Momenti kur Musliu shkaktoi të qeshura mbrëmë në Kuvend: Dreqi të hangtë Albin, nuk e le asnjë qershi pa e hangër

Momenti kur Musliu shkaktoi të qeshura mbrëmë në Kuvend: Dreqi të hangtë Albin, nuk e le asnjë qershi pa e hangër

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vazhduar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme seancën e cila ishte ndërprerë gjatë ditës në ora 16:00, pas largimit të kryeministrit Albin Kurti nga seanca.

E në vazhdimin e seancës që filloi prej orës 22:00, ishte deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ajo e cila nuk kurseu nga kritikat kryeministrin Kurti, të cilin edhe e imitoi për kohën sa Kurti ishte në opozitë, duke shkaktuar të qeshura në Kuvend.

Musliu i ka kujtuar Kurtit kohën kur si opozitë kritikonte Qeveritë e kaluara për mbajtjen e seancave të Kuvendit në orët e vona të mbrëmjes.

“A pot kujtohet Albin kur vishe edhe i qojshe krahtë si shqiponje në atë kohë, thojshe po mani seanca natën, po tuteni prej popullit, prej kujt po ikni. Çka po bën sot ti Albin? Dreqi të hangtë, nuk e le asnjë qershi pa e hangër”, është shprehur Musliu.

Të qeshurës pas fjalëve të Musliut nuk ka mundur t’i rezistojë as vetë kryeministri Kurti, i cili shihet në video pas deputetes Musliu. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *