TË FUNDIT

Lavrov: Serbët po mashtrohen për AKS-në siç po mashtrohet Rusia me marrëveshjen e Minskut

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov krahasoi problemet perëndimore në Kosovë me qasjen në zbatimin e Marrëveshjes së Minsk për Ukrainën.

“E njëjta histori: Mashtrimi i serbëve në lidhje me asociacionin e komunave [me shumicë, shën.red.] serbe, mashtrimi i Rusisë në lidhje me marrëveshjet”, tha ai në New Delhi, ku po merr pjesë në takimin e shefave të diplomacive të shteteve të 20 ekonomive më të mëdha botërore (G20), ka njoftuar agjencia ruse e lajmeve RIA, transmeton Klankosova.tv.

Lavrovi tha se vendet perëndimore nuk do të zbatonin marrëveshjet e Minskut dhe se ata nuk kanë ndërmend të zbatojnë as marrëveshje që lidhen me serbët në Kosovë.

Siç tha ai, nënshkruesit e marrëveshjeve të Minskut kanë pranuar hapur se këto marrëveshje ishin të nevojshme për të përgatitur luftën kundër Rusisë. /Klankosova.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *