TË FUNDIT

Kurti flet në telefon me senatorin Myrphy, diskutojnë për normalizimin e raporteve me Serbinë

Kurti flet në telefon me senatorin Myrphy, diskutojnë për normalizimin e raporteve me Serbinë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka biseduar përmes telefonit me senatorin amerikan, Chris Murphy.

Me të, ai tha se kanë biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe marrëveshjen Kosovë – Serbi.

Kurti ka shkruar në Twitter se me senatorin amerikan kanë folur edhe për marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe renditjen e Kosovës në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore.

“Pata një telefonatë produktive me senatorin Chris Murphy, ku diskutuam marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe renditjen e djeshme të Kosovës nga Instituti V-Dem si vendi i parë në Ballkan në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore 2023”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *