TË FUNDIT

“Dreqi të hangtë Albin” – Çitaku mbron Ganen: Racizmi ndaj Drenicës nuk kalon

“Dreqi të hangtë Albin” – Çitaku mbron Ganen: Racizmi ndaj Drenicës nuk kalon

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka dalë në mbrojtje deputetes së partisë së saj, Ganimete Musliu, pas fjalimit të mbrëmshëm në Kuvend.

Çitaku në një postim në Facebook ka thënë se forma se si po gjykohet Musliu është racizëm kulturor ndaj Drenicës, shkruan lajmi.net.

Ajo shton se Musliu as nuk ka sharë as nuk ka ofenduar askënd, e madje as nuk ka hedhur gurë e gaz lotsjellës.

“Racizmi kulturor ndaj Drenicës nuk kalon. Mund të pajtoheni ose të mos pajtoheni me atë që ka thënë deputetja Musliu. Mund të pajtoheni e mos pajtoheni me mënyrën si e ka thënë. Por, Ganimetja as nuk ka sha, as nuk ka hedhur gaz lotsjellës, as gurë. Ganja ka folë. Move on”, tha Çitaku.

Ndryshe, në seancën e mbrëmshme, Ganimete Musliu iu drejtua kryeministrit Kurti me fjalët “dreqi të hangtë Albin, nuk le qershi pa hangër”, duke iu referuar parimeve të shkelura të të parit të Qeverisë gjatë kohës që ka qenë në opozitë dhe tash sa është në pushtet. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *