TË FUNDIT

“Vuçiq tregon fytyrën e tij të vërtetë” – Bosch ‘shpërthen’ ndaj presidentit serb, adreson kritika ndaj Serbisë

“Vuçiq tregon fytyrën e tij të vërtetë” – Bosch ‘shpërthen’ ndaj presidentit serb, adreson kritika ndaj Serbisë

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka kritikuar presidentin serb, Aleksander Vuçiq, për refuzimin e tij për të nënshkruar marrëveshjen në bazë të planit evropian.

Në një postim, Bosch, ka thënë se Vuçiq po tregon fytyrën e tij të vërtetë dhe se Bashkimi Evropian duhet të bëj presion në Serbi, shkruan lajmi.net.

‘Vuçiq tregon fytyrën e tij të vërtetë! Asnjë lëvizje përsëri në shesh. Shpresoj tani presion real mbi regjimin [në Serbi] pasi tani përsëri pothuajse të gjitha shpresat u prishën. Këtë herë ata nuk duhet të trajtohen përsëri me doreza mëndafshi, por të kenë frikë nga më e keqja duke parë përvojën e kaluar”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se më 18 mars pritet të mbahet në Ohër takimi i radhës mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Sipas raportimeve, BE-ja po kërkon që në këtë takim të nënshkruhet marrëveshja dhe plani i zbatimit. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *