TË FUNDIT

Incident mes serbëve në veri, plagosen dy persona

Incident mes serbëve në veri, plagosen dy persona

Një incident ka ndodhur para pak minutash në Mitrovicën e Veriut.

Siç njofton ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, dy serbë kanë mbetur të plagosur, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se njëri prej tyre ndodhet në tretman mjekësor.

Sveçla ka thënë se i dyshuari për aktin është po ashtu i nacionalitetit serb.

Postimi i plotë i Sveçlës:

Sapo jam njoftuar nga Policia e Kosovës se në Mitrovicën e Veriut ka ndodhur një incident me ç’rast dy qytetar të nacionalitetit serb kanë mbetur të plagosur dhe njëri nga ta ndodhet nën tretman mjekësor.

Njësitet relevante policore tashmë kanë dyshime të bazuara mbi dorasin e këtij akti i cili është po ashtu i nacionalitetit serb, pjestarë i strukturave paralele kriminale të Serbisë.

Njësitet policore do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në bazë të kompetencave që kanë në mënyrë që dorasi apo dorasit e këtij sulmi të sillen sa më parë para drejtësisë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *